Lajme

Kosova liron nga taksa një donacion nga Serbia

12/12/2018 15:45
nga:M H

Avni Arifi, këshilltar i kryeministrit Haradinaj ka njoftuar se sot Kosova ka liruar nga taksa një donacion lidhur  me medikamente dhe pajisje mjekësore dedikuar Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut me vlerë prej €242,356, raporton Gazeta Blic.

Ai në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se taksa e vendosur nga Qeveria është për shtetin e Serbisë dhe politikën e saj e jo për qytetarët tanë.

Shkrimi i plotë i Avni Arifit:

 

Qeveria e Kosovës kurrë ska marrë veprime që cenojnë apo rrezikojnë mirëqenien dhe shëndetin e qytetarëve të saj pavarësisht përkatësisë etnike. Veprimet tona po e zhveshin propagandën e qeverisë së Serbisë se taksa 100% krijon krizë humanitare. Nuk ka krizë. Kosova sot ka liruar donacionin lidhur me medikamente dhe pajisje mjekësore dedikuar Qendrës Spitalore në Mitrovicën e Veriut me vlerë prej €242,356. Taksa është për shtetin e Serbisë dhe politikën e saj e jo për qytetarët tanë.

01/23/2019 17:40

Demhasaj: Taksa do të hiqet ndaj Serbisë, ky do të jetë efekti i saj për vendin. Marrëveshja nga dialogu e çon vendin në zgjedhje!