Lajme

Kosova ia shet të drejtën për projektin e energjisë me erë, një kompanie energjetike Izraelite

03/14/2018 15:31
nga:FL.B

Kompanie Energjetike Izraelite “Enight” që është në pronësi të “Eurocom Communications” ka bërë të ditur se ka nënshkruar një marrëveshje me çka ka blerë të drejtën  e një projekti të energjisë me erë në Kosovë, e që është planifikuar të ketë një kapacitet prej 105 megavatëve, shkruan GazetaBlic.

Ky projekt është paraparë të nisë punën, në vitin 2020, dhe krijimi i plotë i tij kap shifrat 140 – 180 milionë euro.

Projekti, i cili pritet të përfshijë 27 turbina me erë, ka marrë të drejtat e shumicës së tokave, lejet mjedisore dhe autorizimet e rëndësishme për zhvillimin komplet të tij. Miratimi final pritet këtë vit, shkruan GazetaBlic.

“Enlight” beson se projekti do të gjenerojë 25 milion euro në të ardhurat vjetore gjatë periudhës 12-vjeçare të tarifave, dhe 15 milion euro çdo vit më pas.

Pas periudhës së tarifës, energjia elektrike do të shitet në kushte tregu. Jetëgjatësia e paraparë e saj është 30 vjet.

 

Ky është njoftimi i plotë i kompanisë:

Enlight Renewable Energy Solutions Ltd. ka raportuar sot tek Tel Aviv Stock Exchange se ka nënshkruar një marrëveshje për të marrë të drejtat e projektit të energjisë me erë në Kosovë – në një fazë më të zhvilluar të punimeve. Kapaciteti i planifikuar i kësaj energjie të ripërtrishme është 105 megavat.

Enlight është në pronësi të Eurocom Communications, që është pjesë e Shaul Elovitch-it, së bashku me disa kompani të tjera me rëndësi në menaxhimin e investimeve: Psagot Investment House Ltd.The Phoenix Holdings Ltd. (TASE: PHOE1;PHOE5), Harel Insurance Investments and Financial Services Ltd. (TASE: HARL), dhe Sphera Funds Management.

Sipas marrëveshjes, Enlight gradualisht do të marrë nën pronësi të gjitha aksionet e kompanisë e cila mbanë të drejtat e projektit, pasi të arrihet një numër i pikave. Shitësve do t’u paguhen 1 milion euro paradhënie, menjëherë, për 50% të aksioneve, duke iu nënshtruar kështu disa kushteve për pezullim. Më vonë, pasi të përfundoi financimi, dhe të merret miratimi nga rregullatori, shitësit do të marrin pagesën që do të llogaritet sipas një formule nga palët darkorduese.

Në datën kur projekti fillon operimin tregtar, që është planifikuar për vitin 2020, Enlight do t’u jap shitësve bilancin sipas një formule të rregulluar dhe do ta marrë në pronësi të plotë projektin e kompanisë.

Projekti, i cili pritet të përfshijë 27 turbina me erë, ka marrë të drejtat e shumicës së tokave, lejet mjedisore dhe autorizimet e rëndësishme për zhvillimin komplet të projektit, duke përfshirë autorizimin e kushtëzuar për të drejtën e kuotës dhe normës. Miratimi final pritet këtë vit.

Projekti, çmimi i të cilit është 140 – 180 milionë euro, është pjesë e marrëveshjes së tarifave të Kosovës për objektet e erës që përmbushin objektivat rregullatorë sipas datave të përcaktuara paraprakisht nga rregullatori.

Marrëveshja i jep të drejtë objektit një tarifë prej 85 euro për megavat, për energjinë elektrike në rrjet – për 12 vjet. Pas periudhës së tarifës, energjia elektrike do të shitet në kushte tregu. Jetëgjatësia e paraparë e energjisë së erës, është 30 vjet.

Enlight beson se projekti do të gjenerojë 25 milion euro në të ardhurat vjetore gjatë periudhës 12-vjeçare të tarifave, dhe 15 milion euro çdo vit më pas.

Enlight është në negociatat fillestare për të marrë financim për projektin dhe beson se do të arrijnë në sigurojë  60-80% të kostos totale të ndërtimit.

Enlight shton se sektori i energjisë elektrike në Kosovë menaxhohet automatikisht. Rrjeti i saj i energjisë elektrike është i lidhur me rrjetin kryesor evropian të energjisë elektrike, i cili përfshin një rrjet të sinkronizuar me 25 vende. Kosova ka publikuar objektivat rregullatorë për gjenerimin e 400 megavatëve nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, duke përfshirë 150 megavat nga energjia me erë.

/ © GazetaBlic /