Lajme

Kosova i del në ndihmë Turqisë pas tërmetit

01/24/2020 23:50
nga:Mergim Rreci

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi dhe ministri në detyrë i Ministrisë së Jashtme, Behgjet Pacolli, kanë shprehur ngushëllimet e tyre ndaj të prekurve nga tërmeti që goditi Turqinë mbrëmjen e së premtes.

Thaçi shprehi ngushëllimet e tij ndaj atyre që u prekën nga tërmeti dhe tha se Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmën e saj.

“Zemrat tona janë me familjet e viktimave dhe atyre që u lënduan nga tërmeti që goditi Elazigin. Kosova është e gatshme të dërgojë ndihmë të menjëhershme operative, ne qëndrojmë me popullin dhe Qeverinë e Turqisë në këto momente tragjike”, shkruan Thaçi.

Gjithashtu, edhe ministri Pacolli shprehu ngushëllimet e tij dhe të lënduarve ju uroi shërim të shpejtë.

Me shqetësim po ndjekë lajmet nga Turqia për pasojat e tërmetit 6.8 shkallësh të Rihterit, që goditi qytetin lindor…

Publiée par Behgjet Pacolli sur Vendredi 24 janvier 2020

“Me shqetësim po ndjekë lajmet nga Turqia për pasojat e tërmetit 6.8 shkallësh të Rihterit, që goditi qytetin lindor Elazig, në orën 20:55 minuta.

Autoritetet turke raportuan për katër të vdekur dhe dhjetëra të plagosur, ndërkohë që po vazhdojnë kërkimet në disa ndërtesa të dëmtuara në zonën e prekur.

Shpreh ngushëllime të thella familjeve dhe popullit mik turk për viktimat, ndërsa të lënduarve ju uroj shërim sa më të shpejtë”, shkruan Pacolli.