Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu e kanë bërë të ditur zyrtarisht vendimin për t’u bashkuar me koalicionin global të Zonjës së Parë të Amerikës, MelaniaTrump.
Ky koalicion mban emrin “Ndërtimi i së Ardhmes së Bashku” dhe ka të bëjë me mbrojtjen dhe fuqizimin e fëmijëve dhe të rinjve, përcjell Klankosova.tv.
Përmes një letre zyrtare drejtuar Shtëpisë së Bardhë, Kosova ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në mënyrë domethënëse në këtë nismë të rëndësishme ndërkombëtare.
“Duke iu bashkuar iniciativës Kosova sjell përvojë të drejtpërdrejtë dhe inovacion me vizion të së ardhmes”.
“Republika e Kosovës është krenare të qëndrojë krah Presidentit Donald Trump, Zonja e Parë Melania Trump dhe të gjitha kombeve të përkushtuara për të siguruar që çdo fëmijë të rritet i sigurt, i fuqizuar dhe i lirë, sepse e ardhmja që ndërtojmë për fëmijët tanë është e ardhmja që do të na përcaktojë të gjithëve”, thuhet në vendimin e publikuar.


