Sporti

Kosova – Gjibraltari, kjo është gjendja e fushës një ditë para ndeshjes

10/09/2019 17:54
nga:M K

Kanë mbetur diçka më tepër se 24 orë deri te fillimi i ndeshjes miqësore, Kosovë-Gjibraltar.

Mysafirët tashmë kanë përfunduar të gjitha përgatitjet për këtë ndeshje, shkruan GazetaBlic.

Kombëtarja që u bë pjesë e UEFA-s me datën 3 Maj, pikërisht kur edhe në shënuam njërën nga ngjarjet më të lavdishme, sot ka stërvitur në “Fadil Vokrri”, kurse dy seancat e para i kishte përfunduar në “Rexhep Rexhepi”.

Siç edhe mund ta shihni më poshtë, gjendja e stadiumit është e jashtëzakonshme. Fusha është fenomenale, derisa mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në ndeshjen e nesërme.

/GazetaBlic/

11/19/2019 11:27

Deklarohen nga LVV e LDK: Tregojnë kur do të takohen, Nismën s’e duan në Qeveri