Sporti

Kosova, gati për ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore (FOTO)

02/09/2018 12:21
nga:E Sh

Ekipi olimpik i Kosovës është gati për defilimin e tyre në ceremoninë hapëse të lojërave olimpike dimëore PyeongChang 2018 që do të mbahen në Korenë e Jugut.  

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimëore pritet të fillojë nga ora 12:00 dhe ekipi olimpik i Kosovës është gati për defilim.

Është vet faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) që në postimin e fundit ka bërë të ditur një gjë të tillë.

“Ekipi olimpik i Kosovës është gati për të defiluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore”, shkruan në faqen zyrtare të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ndryshe, Albin Tahiri është sportisti apo skitari i vetëm që do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018.

28-vjeçari ka fituar normën olimpike në pesë disiplina të skijimit alpik dhe do të garojë të garojë në sllallom, sllallom të madh, super sllallom të madh, lëshim të shpejtë dhe kombinim alpik.

Albini, garën e parë do ta ketë më 11 shkurt në lëshim të shpejtë, derisa që nga 8 shkurti do t’i fillojë  përgatitjet zyrtare.

Garat e lëshimit të shpejtë fillojnë në ora 03:00 e mëngjesit me kohën tonë lokale, kurse në 11:00 me kohën në Korenë e Jugut.

Ndërsa, lëshimi i shpejtë mbahet në qendrën alpike në Jeongseon, e cila ndodhet rreth 40 kilometra larg qytetit të PyeongChangut. /Telegrafi.

Ekipi olimpik i Kosovës është gati për të defiluar në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore PyeongChang 2018 – 2018 평창 동계올림픽대회 및 동계패럴림픽대회.#PyeongChang2018 #TeamKosovo #Kosova10

Publié par Kosovo National Olympic Committee sur vendredi 9 février 2018

11/19/2018 22:49

Dimri sapo ka filluar, këto janë temperaturat për nesër