Sporti

Kosova fiton tre herë ndaj Serbisë për vetëm dy ditë, serbët tregojnë se janë frikacakë

03/24/2018 13:52
nga:Lorik J

Kosova ka arritur të fitojë tre duele ndaj Serbisë në sport për vetëm dy ditë, pa luajtur as edhe një minutë të vetëm.

Fitorja e parë erdhi dje nga vajzat e Përfaqësueses së Kosovës në hendboll (u20), pasi Qeveria e Serbisë nuk lejoi zhvillimin e ndeshjes në Kovilovo mes dy shteteve për shkak të problemeve me tifozë dhe siguri, andaj Përfaqësuesja jonë fitoi ndeshjen në tavolinë, shkruan GazetaBlic

Kosova ka fituar edhe dy takime tjera sot ndaj Serbisë në sportin e Xhudos.

Marica Perisic dhe Obradovic Anja nuk u paraqitën në ndeshjet ndaj xhudisteve kosovare.

Në kategorinë -57kg Perisic nuk u përballë me Flaka Loxhën, ndërsa Obradovic ka anuluar ndeshjen e nesërme ndaj xhudistës Laura Fazliu në kategorinë -63kg.

Fitore tjetër për shqiptarët ndaj shtetit të Serbisë mund të sigurojë edhe kikboksieri, Muharrem Hasani që ndeshet sonte nga ora 23:00 me kikbokserin serb Zoran Radic, që/GazetaBlic/

09/12/2019 14:46

Flaka Loxha, një hap larg medaljes evropiane