Lajme

Kosova e rekordeve: Edhe pse më e “vogla”, lë prapa Shqipërinë, Serbinë e Kroacinë sa i përket viktimave dhe të prekurve me koronavirus

08/02/2020 16:46
nga:Gazeta Blic

Kosova edhe pse ka numrin më të vogël të popullsisë krahasuar me Shqipërinë, Serbinë e Kroacinë, edhe gjatë 24 orëve ka shënuar rritjen më të madhe të rasteve me koronavirus, raporton Gazeta Blic.

Derisa në Kosovë për vetëm 24 orë janë shënuar 13 raste të reja që vdiqën si pasojë e Covid-19, Kroacia ka regjistruar vetëm 4 raste të vdekjeve.

Për dallim nga Kroacia, në Shqipëri përgjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 5 viktima të reja dhe 123 të prekur nga koronavirusi.

Ndërkaq, tetë persona kanë vdekur në Serbi në 24 orët e fundit nga COVID-19, ndërsa janë regjistruar edhe 311 raste të reja.

Më shumë rreth gjendjes në Kroaci dhe Serbi mund të ndiqni në linkun në vijim:

Tetë të vdekur në Serbi nga koronavirusi

Ndryshe, në Kosovë për vetëm katër ditë janë shënuar 54 raste të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, derisa numrini të prekurve për pak ditë ka tejkaluar 1 mijë, raporton Gazeta Blic.

Në vazhdim e gjeni njoftimin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, ku njofton për gjendjen në 24 orët e fundit:

SHIFRA ALARMANTE: 13 të vdekur nga COVID-19

 

123 raste të reja e 5 të vdekur nga koronavirusi, në Shqipëri

 

09/24/2020 14:03

​Shkencëtarët bëjnë një zbulim të rëndësishëm mbi koronavirusin, që hedh dritë të re në procesin e infeksionit