Sporti

Kosova e humb një yll tjetër, lojtari premtues ftohet nga Gjermania

08/30/2018 15:54
nga:M K

Ka qenë shumë i përfolur javëve të fundit.

Fjala është për yllin e ardhshëm të Bayernit të Munichut, Meritan Shabani, shkruan GazetaBlic.

Siç mësohet, Shabani është ftuar nga kombëtarja e Gjermanisë U20, përkundër se më herët u raportua se FFK-ja kishte biseduar me të dhe se tashmë kishin arritur marrëveshje.

Ditëve në vijim pritet të mësohet nëse do të vijë edhe konfirmimi zyrtar nga ndonjëra prej palëve, se cilat janë arsyet që e kanë shtyer lojtarin t’a merr këtë vendim, pra t’a pranojë ‘Die Manschaft’.

Kjo neglizhencë e zyrtarëve të federatës, po sjellë pasoja të riparueshme, pasi Meritan Shabani është njëri nga yjet e së ardhmes, që madje ka marrë edhe besimin e trajnerit të Bayernit, Niko Kovac.

/GazetaBlic/

03/30/2019 12:16

Bayern gati të bëjë çmenduri për të ulur në stol Mourinhon