Sporti

Kosova e gatshme për ‘Grand Prix Budapest’, 5 garues marrin pjesë

07/11/2019 21:09
nga:Ideal

Në garën Grand Prix Budapest, e cila do të zhvillohet në Hungari, Kosova do të përfaqësohet me 5 garues e ata janë:

1.Distria Krasniqi (-48kg)

2.Majlinda Kelmendi (-52kg)

3.Nora Gjakova (-57kg)

4.Akil Gjakova (-73kg)

5.Loriana Kuka (-78kg)

Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova ndeshen nesër.

Ndërsa Akil Gjakova të shtunën dhe Loriana Kuka të dielën.

Garat secilën ditë fillojnë nga ora 10:00 kurse blloku final nga ora 17:00.

Majlinda Kelmendi në garat e fundit ka shkëlqyer, e të cilat ishin Lojërat Evropiane në Minsk të Bjellorusisë, ku Xhudistja nga Peja në finale e mposhti rusen Natalia Kuziutina. Kelmendi rrëmbeu medaljen e artë në kategorinë deri 52 kilogramë.

Kurse nga këto gara Kosova u kthye me tri medalje.