Lajme

Kosova e “armatosur” për 24 orë, konfiskohen 23 armë

03/10/2018 17:46
nga:Q F

Policia e Kosovës gjatë 24:00 orëve të fundit ka arritur të konfiskoj 23 armë të kalibrave të ndryshëm në gjithë Kosovën.

Pas një aksioni të PK-së, vetëm në fshatin Mramor të Prishtinës, janë konfiskuar 7 armë të gjata të kalibrave të ndryshëm, 1 armë e shkurt TT, 33 fishek dhe 1 kuti për pastrimin e armëve.

Sipas raportit të PK-së, për 24:00 orët e fundit, në disa fshatra të Deçanit janë konfiskuar 8 armë, si, revole, pushkë gjysmë automatike dhe tjera.

Armët janë konfiskuar në fshatrat si, Carrabreg, Strellc i Ulët, Strellc i Epërm dhe në qendër të Deçanit.

Ndërsa në Prizren, Policia e Kosovës gjatë kontrollimit të një objekti, ka gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta, një pushkë automatike, rreth 250 fishek të kalibrit të ndryshme dhe katër karikator të ndryshëm.

Ndërsa, në Gjakovë është konfiskuar një pistoletë pasi dyshohet se një qytetar ka goditur vetën me të njëjtën pistoletë.

Armë janë konfiskuar edhe në fshatin Plloqicë të Malishevës tek të dyshuarit për vrasjen e dy vëllezërve. Gjatë kontrollimit të shtëpisë së tyre janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishek, një pushkë gjuetie dhe një armë e ftohët-thikë.

Kurse, gjatë një kontrolli të një automjeti në Bervenik të Podujevës, Policia ka gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri-revole e cila dyshohet të jetë me gazë).

12/18/2018 20:06

Frashër Krasniqi: Të gjithë u çuan kundër Mogherinit përveç Vetëvendosjes