Sporti

Kosova dominon, por pa konkretizim – Mbyllet pjesa e parë në “Fadil Vokrri”

10/10/2019 18:46
nga:M K

Aksione, posedim i topit, dominim në lojë, por jo edhe konkretizim.

Ka përfunduar ashtu siç edhe ka filluar, pjesa e parë e duelit miqësor mes Kosovës dhe Gjibraltarit, shkruan GazetaBlic.

Me shumicën e futbollistëve nga formacioni i dytë, Kosova nuk ka arritur të shënojë golin e epërsisë, megjithëse e tha fjalën kryesore në fraksionin që u mbyll para pak çastesh.

Rastet më të mira padiskutim se ishin në anën tonë, me Bernard Berishën e Florent Muslijajn që nuk ishin në elementin e tyre, atëherë kur duhej më së shumti.

Gjithsesi, mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në pjesëlojën e dytë, aty ku priten ndryshime të shumta, si në formacionin e ekipeve, e ashtu edhe në rezultat.

HT Kosova – Gjibraltari 0-0

/GazetaBlic/

11/12/2019 09:34

“Mini Shengeni” ballkanik, i dëmshëm për Kosovën