Lajme

Kosova dhe Turqia bashkëpunojnë në fushën e skemave sociale

12/05/2017 13:33
nga:Gazeta Blic

Në vazhdën e vizitës së tij në Turqi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica takoi ministren e Familjes dhe Politikave Sociale të Turqisë, Fatma Betyl Saja Kaja, me të cilën ka biseduar për shkëmbimin e përvojave të të dyja shteteve në fushën e shërbimeve dhe skemave sociale.

Ministri Reçica u njoftua nga ministrja Kaja për sistemin që ka ngritur Turqia lidhur me shërbimet dhe skemat sociale, e cila gjithashtu tregoi se kush janë përfitues të asistencës sociale nga këto skema.

Ajo theksoi se Turqia është një shtet social dhe vërtet kujdeset për qytetarët e saj, mirëpo kriteret për të përfituar nga këto skema janë të përcaktuara mirë me ligj dhe mbikëqyren në mënyrë mjaft të rreptë.

Ministri Reçica dhe ministrja Kaja u dakorduan për të vendosur urat e bashkëpunimit përmes grupeve punuese që do të rezultojë me marrëveshje të dobishme dypalëshe.

Sistemi i integruar i të dhënave të qytetarëve që aplikojnë për përfitim nga skemat sociale të financuara nga shteti, u konstatua se është shumë i rëndësishëm për ndërtimin e suksesshëm të funksionimit të kontrolluar të dhënies së ndihmës, kategorive të ndryshme sociale.

Të dy ministrat u pajtuan për të vazhduar bashkëpunimin në këtë fushë dhe ky bashkëpunim të jetë më intensiv, me ç’rast ministri Reçica e ftoi ministren Kaja për një vizitë zyrtare në Kosovë.

10/29/2018 19:53

Mediat kapin një moment të ‘sikletshëm” të Presidentit Thaçi në Turqi