Lajme

Kosova dhe Sllovenia synojnë bashkëpunimin reciprok ekonomik

03/12/2018 16:50
nga:M H

Është zhvilluar në Prishtinë Sesioni i parë i Komisionit të Përbashkët Ekonomik Kosovë – Slloveni.

Në Komisionin e bashkudhëhequr nga përfaqësuesi i palës kosovare, Guner Ureya dhe përfaqësuesja e palës sllovene, ambasadorja Alenka Suhadolnik, janë trajtuar temat si: bashkëpunimi në fushën e tregtisë, industrisë, turizmit, kulturës, rinisë, sportit, arsimit, shkencës, teknologjisë, mjedisit, trajtimi i ujërave, ICT, digjitalizimi, shkencat, si dhe menaxhimi i financave publike.

Protokolli i sesionit të parë do të nënshkruhet të martën gjatë Forumit Ekonomik Kosovë Slloveni, në praninë e zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli dhe homologut të tij slloven, zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Karl Erjavec.

Protokolli i Komisionit të përbashkët ekonomik do të kontribuojë në orientimin e institucioneve të Kosovës në raport me institucionet e Sllovenisë dhe njëkohësisht do të ndikojë në rritjen e bashkëpunimit të gjithanshëm të të dyja shteteve, thuhet në komunikatë.

06/18/2018 14:40

Ministri serb: Shqiptarët do ta pranonin ndarjen e Kosovës para vitit 1999