Lajme

Kosova dhe Shqipëria pritet të mbajnë mbledhje të përbashkët parlamentare në janar

12/13/2024 21:32
nga:Y I

Parlamenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës parashikohet që të mbajnë një mbledhje të përbashkët në sallën e Kuvendit të Kosovës, në mes të muajit janar.

Në këtë sesion të përbashkët pritet të marrin pjesë deputetët e të dyja vendeve, ndërsa vijon ende puna për përgatitjen dhe agjendën përfundimtare.

Në ditët pasardhëse pritet dhe një njoftim zyrtar në lidhje me atë ç’ka pritet të ndodhë.

/Top Channel/