Sporti

Kosova dhe Shqipëria me kampionat të përbashkët në basketboll

05/02/2020 17:06
nga:M K

Fillimisht, në muajin Prill ishte paraparë të zhvillohej “Kupa mbarëkombëtare”, ku do të ishin të ftuara nga 2 ose nga 4 skuadra prej Kosovës dhe po aq sosht prej Shqipërisë.

Koronavirusi i ktheu gjërat prapa, por jo edhe në zero. Sekretarja e përgjithshme e FBK-së, Elivra Dushku, ka qenë e ftuar në “Klan Kosova”, ku ka folur lidhur me këtë çështje, përcjell GazetaBlic.

Sipas saj, Kupa që do të organizohej në Prill, do të shërbente si hap i parë në drejtim të ligës së përbashkët, por pandemia bllokoi gjithçka.

Ndërkaq, ditë më parë, edhe numri një i federatës shqiptare të basketbollit, Avni Ponari, i cili përmes një prononcimi ka konfirmuar marrëveshjen e përbashkët me Kosovën.

”Kemi shkëmbyer edhe korrospodencën me FIBA-në. Janë disa modele, Lituani, Letoni, disa vende që e kanë krijuar këtë llojë kampionati.

Ideja jonë është që me Kosovën të kemi një kampionat të përbashkët, një kampionat i madh me vajtje-ardhje. Janë miratuar në parim gjërat”, deklaroi Ponari ditë më parë.

/GazetaBlic/

06/03/2020 23:35

Marko Gjuriq: Lista Serbe, mbrojtëse dhe simbol i shtetit serb në Kosovë