Lajme

Kosova dhe Shqipëria diskutojnë përshpejtimin e hapave për heqjen e roamingut

07/19/2018 16:55
nga:A. R.

Kosova dhe Shqipëria janë zotuar për hapat të domosdoshëm që duhet të ndërmarrin të dyja palët në aspekt legjislativ dhe teknik, me qëllim që të përshpejtohen procedurat në mënyrë që në afatin më të shkurtër të mundshëm të hiqet roamingu mes dy vendeve.

Për këtë edhe janë takuar sot ministri i Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka me zëvendësministren e Infrastrukturës dhe Energjisë të Shqipërisë Dorina Çinari.

Në këtë takim ka marr pjesë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Dardan Molliqaj dhe kryetari i ARKEP-it, Kreshnik Gashi.

Në takim u shqyrtuan edhe mundësitë që operatorët të bëjnë marrëveshje në mes vete që së paku për këtë sezon të pilotohet heqja e roamingut dhe më pastaj të nënshkruhen marrëveshjet e domosdoshme ndërshtetërore në mes të Ministrive dhe marrëveshjet Teknike në mes të 2 Rregullatorëve të Komunikimeve Elektronike të dy vendeve.

Heqja e roamingut është një nga shërbimet më të rëndësishme që do t’iu mundësojë qytetarëve dhe bizneseve të Kosovës dhe Shqipërisë komunikim shumë më efikas dhe më të lirë.

01/27/2020 17:07

Kosova, ndër vendet me rrezikshmëri të ulët nga koronavirusi