• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Kosova dhe Serbia e përfundojnë dialogun me “Marrëveshjen e Dejtonit 2”

09/06/2018 22:01
nga:Gazeta Blic

Negociatat disa vjeçare për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të përfundojnë me një marrëveshje të ngjashme siç ka qenë ajo e Dejtonit, garantues te të cilës do të jenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Rusia.

Kështu ka bërë të ditur gjatë një intervistë për “Gazeta Blic” zëvendëskryeministri i Kosovës, Dardan Gashi. Sipas tij, në fund të dialogut Kosovë-Serbi, përfaqësuesit e të dy vendeve do të dalin me një konferencë për media për t’i dhënë fund armiqësisë.

“Po, ideja e kësaj që njohja e dyanëshme të ndodh është diskutu që në fund Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropina e ndoshta edhe Rusia duhet të garantojë këtë marrëveshje që Serbia të mos bëjë pengesë ndaj Kosovës dhe Rusia të hjek veton në Këshill të Sigurimit. Në këtë logjik është ideja që në fund të ketë një konferencë të tillë që të jetë e ngjashme me atë siç ka qenë marrëveshja e Dejtonit dhe të mbyllet përgjithmonë këtë temë”, ka thënë ai.

Sipas Gashit, Bashkimi Evropian e ka kushtëzuar Serbinë që në fund të dialogut ta njeh pavarësinë e Kosovës.

“Kërkesa jonë dhe e Bashkimit Evropian dhe e zonjës Mogherini prej të cilës jam habitur kur ka kërkuar që në fund Serbia ta njoh Kosovën dhe Rusia ta heq veton në Kombët e Bashkuara, kjo është një kusht i Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ai gjatë një interviste për “Gazeta Blic”.

Historia e Marrëveshjes së Dejtonit

Marrëveshjes e Paqes për Bosnjë dhe Hercegovinë, njohur si Marrëveshja e Dejtonit u nënshkrua në bazën ushtarake amerikane “Ëright Peterson” në Ohajo, më 21 nëntor 1995.

Një nga parimet kryesore të kësaj marrëveshje, ishte në ndarjen e BiH në 51 për qind në territorin e Federatës së BiH-së dhe 49 për qind në Republikën Serbe.

Marrëveshja mundësoi që t’i jepet fund luftës disa vjeçare, ku kishin humbur jetën më shumë 300-mijë qytetarë të BeH-së, e cila luftë kishte filluar pas shpalljes së pavarësisë së Bosnjës nga Jugosllavia.

Agresioni u kry nga ushtria e Jugosllavisë që udhëhiqej nga Serbia, në mbështetje të serbëve të Bosnjës, që synonin ta mbanin nën kontrollin e tyre territorin e BeH-së.