Cult

Kosova dhe Maqedonia arrijnë marrëveshje në fushën e kinematografisë

05/13/2018 17:51
nga:M H

Kosova dhe Maqedonia kanë nënshkruar në Kanë të Francës marrëveshjen e bashkëprodhimit në fushën e kinematografisë, në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në festivalin që po mbahet sivjet.

Marrëveshja është nënshkruar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Agjencia e Filmit e Maqedonisë.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, tha se kjo marrëveshje do të shërbejë për bashkëprodhimet në fushën e filmit, por edhe të njohjes së kulturës në mes të dy vendeve.

 

“Ministria e Kulturës çdo herë do të jetë afër iniciativave të tilla që i fuqizojnë marrëdhëniet ndërfqinjësore”, u shpreh ai.

Drejtori i QKK-së, Arben Zharku, nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e ka quajtur një moment shumë të veçantë, pasi bëhet fjalë për një marrëveshje të parë të këtij lloji me shtetin fqinj.

Ndryshe, Maqedonia është një ndër mbështetësit më të mëdhenj të kinematografisë kosovare, ku vetëm brenda vitit të fundit, katër projekte kanë gjetur mbështetje.

Kosova pritet të nënshkruajë marrëveshje të bashkëprodhimit edhe me disa shtete tjera fqinje

05/25/2018 16:16

Kosova do rishikoj edhe njëherë veteranët, e obligon BE-ja