Lajme

Kosova dhe Franca, bashkëpunim në fushën e sigurisë

04/10/2019 14:03
nga:Gazeta Blic

Reformat për integrim në BE – Kosova dhe Franca bashkëpunim në fushën e sigurisë

Ministrja e Integrimit Europian, Dhurata Hoxha, ka takuar Sekretarin e Shtetit Laurent Nuñez, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Francës.

Të dy kanë diskutuar për të arriturat dhe reformat e ndërmarra në fushën e sundimit të ligjit me theks në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migrimit ilegal, si dhe sfidave tjera të përbashkëta në fushën e sigurisë, në kuadër të integrimit në BE, njofton Klan Kosova.

Hoxha ceku përkushtimin dhe përpjekjet e vazhdueshme për reforma, duke shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Francën në fushën e sigurisë.

“Kosova është vendi i vetëm në Evropë me kufizim për lëvizjen e lirë, kjo nuk është në pajtim me vlerat e BE-së. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë bashkëpunim të plotë për çfarëdo shqetësimi rreth liberalizimit të vizave”, ka thënë Dhurata Hoxha.

“Marrëdhëniet tona të shkëlqyera do të vazhdojnë të jenë të tilla me Francën, partner të rëndësishëm strategjik për të avancuar paqen, sigurinë, dhe vlerat evropiane, në veçanti lirinë, demokracinë, të drejtat e njeriut, rendin dhe ligjin”.

Ministri Laurent Nuñez, potencoi gatishmërinë e Francës në përkrahje të Kosovën drejt proceseve integruese.