Sporti

Kosova dëshpëron në debutimin 3×3, mposhtet nga Sllovenia

06/30/2019 09:56
nga:M K

Kosova nuk e ka nisur mirë aventurën në FIBA Europe Cup 3×3.

Kjo pasi “Dardanët” janë mposhtur bindshëm nga Sllovenia, me rezultat 21-8, shkruan GazetaBlic.

“Verdhë e kaltërit” në këto gara po paraqiten me Altin Sahitin, Albatrit Berishan, Arti Hajdarin dhe Arian Mehmetin, derisa koordinator është Agon Fehmiu.

Përfaqësuesja jonë do ta zhvillojë edhe një tjetër ndeshje sot, atë ndaj Andorrës, që fillon nga ora 10:15.

Ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

Kujtojmë se Kosova në këto gara po merr pjesë për herë të parë.

07/22/2019 07:27

Ky është vendi më i shtrenjtë në Evropë