Sporti

Kosova bindshëm ndaj Luksemburgut, mban gjallë shpresat për kualifikim

08/14/2019 22:06
nga:M K

Kosova ka mposhtur bindshëm Luksemburgun me rezultat 109-88.

Djelmoshat tanë ishin dukshëm më të mirë gjatë gjithë duelit, derisa në fund të çerekut të tretë e bën atë hapin përfundimtar drejt fitores, shkruan GazetaBlic.

Mysafirët ishin më të mirë vetëm në çerekun e dytë, me ç’rast nuk mjaftoi për ta përmbysur rezultatin.(30-17, 17-20, 30-25 dhe 32-26).

Kujtojmë se “verdhë e kaltërve” u mjaftonte çfarëdo fitore me tetë e më shumë pikë diferencë, ndërsa Kosova e kreu punën në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tani, duhet të shpresojmë në fitoren eventuale të Luksemburgut ndaj Britanisë, për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim eventual.

/GazetaBlic/

08/19/2019 01:58

Aksident tjetër me fatalitet