Lajme

Kosnett: I dërguari i posaçëm i Trumpit i gatshëm të bashkëpunojë me Kosovën për sfidat që e presin

10/09/2019 15:37
nga:Y I

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ka folur për takimin e Presidentit Hashim Thaçi me ambasadori, Richard Grenell.

Përmes një postimi në Twitter, ambasadori Kosnett tha se Grenell mezi pret të punojë me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të Kosovës.

“I dërguari i posaçëm presidencial Grenell mezi pret të punoj me Presidentin Thaçi dhe udhëheqësit e tjerë të #Kosovës, që të ndihmoj për të sjell paqe, drejtësisë dhe prosperitetit në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Kosnett në Twitter.