Lajme

Korrupsioni mbetet problemi kryesor në Kosovë

03/13/2018 10:53
nga:M H

Korrupsioni në Kosovë mbetet në nivele të larta dhe shqetësuese, si për qytetarët, ashtu edhe bizneset, derisa problem akut mbetet korrupsioni. Kështu u tha me rastin e prezantimit të “Studimit mbi perceptimin e korrupsionit” nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, tha se korrupsioni po ndikon edhe në të bërit biznes, ku këto të fundit kanë renditur si problem kryesor rendisin sistemin gjyqësor joefikas. Sipas tij, përkundër fushatave anti-korrupsion që bëhen pothuajse çdo ditë, rezultatet po mungojnë.

“Pasojat e korrupsionit i përjetojmë çdo ditë e ato reflektojnë edhe në të bërit biznes. Derisa zotimet e zyrtarëve të vendit në luftën kundër korrupsionit përsëriten çdo ditë, përtej retorikës së bukur, rezultatet tregojnë se korrupsioni është prezent. Është interesante që bizneset kanë renditur si problem kryesor drejtësinë”, u shpreh Zeka.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, apeloi për partneritet mes sektorit privat dhe Ministrisë që ai e drejton, që të kenë bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit. Sipas tij, shkelja e parimit të konkurrencës del të jetë problemi kryesor, përderisa theksoi se korrupsioni po shfaqet në tri forma, në formë të përfitimit personal, abuzimit të pushtetit dhe ndikimit nga një palë e tretë.

“Për asnjë moment nuk jam shkëputur se këto janë ligje që do tu shërbejnë vetëm institucioneve janë dhe duhet të shërbejnë të gjithëve, qytetarëve, Shoqërisë civile. Thërras për partneritet mes sektorit privat dhe MD, që të kemi bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe kundër korrupsionit”, u shpreh Tahiri.

Sipas tij, Kodi penal që do të miratohet javën tjetër në Kuvend do të ndikojë në parandalimin e korrupsionit.

Albert Avdiu nga UNDP, bëri të ditur se 98 përqind e bizneseve kanë deklaruar se problem kryesor është korrupsioni, derisa 52 përqind e tyre kanë pranuar se kanë ndeshur me të. “Nëse 98 përqind të biznese thonë se problem është korrupsioni dhe 52 përqind thonë se janë përballur me të, duhet të dalim me masa konkrete se si duhet të përmirësohet kjo. Grupet e margjinalizuara janë ato që e ndiejnë më së shumti korrupsionin. Për ta arritur përmirësimin dy palët duhet të luajnë rolin e tyre, duke kryer punën e tyre në luftën korrupsionit. Korrupsioni ndikon në uljen e vendeve të punës, ai çon në njëanshmëri”, tha ai.

12/10/2018 11:21

Sylë Tahirsylaj tregon se çfarë dimri na pret!