• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Korrigjimi i kufirit, kriter shtesë për liberalizim – Flet Zenun Pajaziti

10/28/2018 20:05
nga:Q F

Kosova nuk do të marr vendim pozitiv për liberalizim të vizave as këtë fund vit, ani pse një gjë e tillë u tha vazhdimisht në publik, nga krerë institucional dhe liderë politik në vend.

Vet ministrja e Integrimeve Dhurata Hoxha deklaroi para pak ditësh se vendimi për Kosovën mund të shtyhet në mungesë të votave pro.

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Zenun Pajaziti po e fajëson për një zvarritje të tillë Bashkimin Evropian.

Sipas tij Kosova ka kryer të gjitha kushtet e kërkuara nga BE, madje edhe ato që sipas Pajazitit i janë venë padrejtësisht shteti kosovar.

Duke folur për idenë që liberalizimi mund të shtyhet deri kur të arrihet marrëveshja finale mes Kosovës e Serbisë, apo thënë ndryshe ideja e presidentit për ndryshim kufijsh, Pajaziti ka thënë se një gjë e tillë është e pa pranueshme.

Po të ketë kritere shtesë, çfarëdo qofshin ato, Pajaziti ka thënë se do të kishte zemërim politik dhe qytetarë.

“Po të ndodhte se do të kishte zyrtarisht një qëndrim të tillë nga ana e BE-së, kjo do të ishte, do të sillte zemërimin më të madh jo më vetëm të klasës politike, jam i sigurt, pozitë opozitë e dhe qytetarët e Kosovës, jam i sigurt se një gabim të tillë nuk do ta bënte  BE dhe vendet mike të Kosovës.

Thjesht kriteret janë përmbush të gjitha…..kemi vetëm një pritje të një vendimi që varet vetëm prej procese të brendshme të BE-së, nuk besoj se do të ketë një kritere shtesë”  ka thënë Pajaziti në Blic Intervistë.

Këshilli i ministrave të BE-së, të cilët pritet të japin vendimin për liberalizim, do të mbahet në fund të muajit nëntor ose fillim të dhjetorit.

/GazetaBlic/