Sporti

Koronavirusi sulmon sportin: Konfirmohet rasti i parë në futboll

02/27/2020 12:33
nga:N S

Rasti i parë i Coronavirusit është paraqitur edhe te një futbollist profesionist në Itali.Sipas asaj që raportohet nga gazeta italiane La Nazione, një lojtar që banon në provincën e Siena, që i përket skuadrës së Pianese në Serie C, është gjetur pozitiv në testet për koronavirus.

Raportohet se lojtari të dielën e kaluar nuk është paraqitur për ekipin e tij, shkaku i shëndetit jo të mirë.

Mjekët kanë vendosur t’i kryenin testet për koronavirus, dhe në mes të natës ka mbërritur lajmi për rezultatin pozitiv, dhe në mëngjes një ambulancë e ka marrë atë për ta dërguar në departamentin e sëmundjeve infektive të Stotte di Siena.

Kujtojmë se në fundjavën e kaluar shumë ndeshje janë anuluar në Itali shkaku i koronavirusit, madje disa prej tyre edhe në Serie A. /Periskopi.com/