Lajme

Koronavirusi e “gjunjëzon” Spanjën: 832 vdekje vetëm gjatë 24 orëve të fundit

03/28/2020 12:41
nga:Gazeta Blic

Numri i vdekjeve nga pandemia koronavirus në Spanjë u rrit në 5,690 të shtunën – me 832 vdekje të raportuara në 24 orët e kaluara, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Ky njoftim erdhi përderisa numri i personave të infektuar me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti në më shumë se 104,000, sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins, me numrin e vdekjeve që tejkaluan shifrën 1,700.

Ndërkohë, Italia njoftoi të premten 919 vdekje të reja nga koronavirusi, numri më i madh i viktimave të koronavirusit të raportuara në një vend brenda hapësirës 24 orëshe që nga shpërthimi i virusit në fund të vitit të kaluar. Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë vdekur si rezultat i COVID-19 në Itali tani është 9,134.

Në të gjithë botën, numri i rasteve të të prekurve me koronavirus ka arritur në 607,965, nga të cilat 132,688 njerëz janë shëruar, ndërsa 28,125 kanë vdekur.