Sporti

Koronavirusi – dalin rezultatet e testit të Ronaldos

03/13/2020 10:10
nga:M K

Cristiano Ronaldo s’ka koronavirus.

Kështu është bërë e ditur nga mediat portugeze që kanë mësuar se testit të cilit i është nënshtruar ylli i Juventusit rezultoi negativ, përcjell GazetaBlic.

Pesë herë futbollisti më i mirë në botë u kthye në vendlindjen e tij, gjegjësisht në Madeira, ku po qëndron në karantinë, pas dyshimeve për koronavirus.

Kujtojmë, dyshimet erdhën pasi bashkëlojtari i tij, Daniele Rugani rezultoi pozitiv, me ç’rast detyroi që gjithë stafin, lojtarët, zyrtarët dhe anëtarët e tjerë të klubit bianconer të izolohen, saktësisht 121 prej tyre.

Mbetet të shihet cilat do të jenë masat e radhës, ndërsa pritet që kampionati italian të shtyhet deri më 3 Maj.

/GazetaBlic/

06/26/2020 23:55

A është “huqja” e karrierës kjo për Ronaldon?