Sporti

Korea Jugore po avanson minimalisht ndaj Argjentinës, ashtu si Portugalia ndaj Afrikës Jugore

05/31/2019 21:34
nga:M K

Po zhvillohen ndeshjet e fundit të fazës së grupeve në kampionatin botëror për të rinj U20.

Kampionati që po zhvillohet në Poloni, deri më tani ka qenë i jashtëzakonshëm, kurse mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim, shkruan GazetaBlic.

Nga ora 20:30 kanë filluar ndeshjet e grupit F, aty ku po përballen Korea Jugore ndaj Argjentinës dhe Portugalia kundër Afrikës Jugore.

Argjentina është duke humbur 0-1 nga aziatikët, ndërsa me të njëjtin rezultat edhe Portugalia po avanson ndaj Afrikës Jugore.

Tashmë kanë filluar edhe fraksionet e dyta. Kujtojmë se ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

05/31/2019 23:11

Çiftet komplete të 1/8-ës së finales në kampionatin botëror për të rinj U20