Showtime

Korab Shaqiri doktoron në kompozim

02/18/2020 22:54
nga:N S

Ka doktoruar në kompozim, Korab Shaqiri.

Këngëtari dhe kompozitori i njohur shqiptar, Korab Shaqiri, ka përfunduar me sukses studimet e doktoratë.

Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet publikimit të një videoje në Instagram, të cilën e ka shkëputur nga ceremonia e dekretimit të doktorëve të rinj të kësaj dege.

“Sot në Universitetin “Shën Kirili & Metodij” në Shkup, u zhvillua ceremonia e përurimit të doktorëve të rinj të shkencave. Falënderoj Zotin që më dha shëndetin, familjen time që më qëndroi pranë në çdo moment, Lulka Jasharin, mentorin tim të nderuar Akademik Stojan Stojkov si dhe bashkpuntorët e mi. Dr. Korab Shaqiri – kompozim”, ka shkruar Korabi i cili ka pranuar edhe shumë urime.