BLIC.TV

Korab Sejdiu: Hashim Thaçi po e shkel Kushtetutën

09/13/2018 21:02
nga:Q F

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe njëherë avokat e njohës i së drejtës, Korab Sejdiu, po thotë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi po e shkel kushtetutën e Kosovës, me veprimet e bëra rreth korrigjimit të kufirit.

Sejdiu në një intervistë për Gazetën Blic ka thënë se të gjithë personat që e njohin fushën e drejtësisë kanë pohuar se Thaçi po bënë shkelje edhe me udhëheqjen e dialogut, për të cilën gjë nuk ka mandat kushtetues.

“Lem anash njerëzit e përkatësive politike, pozitë opozitë, I marrim vetëm ata që janë vërtet njohës të së drejtës kushtetuese, dhe të gjithë në mënyrë unanime kanë thënë se presidenti Thaçi nuk ka kompetenca kushtetuese për me dialogu me Serbinë, që do të thotë që qfardo ideje, nuk mund të ec përpara nëse ai është personi i cili po e shtyn, pa marrë mandate prej institucionit më të lartë në vend që është Kuvendi i Kosovës.
Këtë nuk e ka bërë ai”

Sejdiu ka thënë gjithashtu se me rezolutë, Kuvendi udhëheqjen e bisedimeve ja ka dhënë Qeverisë, por se kemi një kryeministër që nuk është I interesuar për këtë gjë.

Rrjedhimisht Sejdiu ka thënë se Kosova nuk ka asnjë përfaqësues legjitim, kushtetues që do ta përfaqësoj Kosovën në dialogun me Serbinë.

Linku i plotë i intervistës

/GazetaBlic/