Showtime

Korab Jetishi takon aktorin e njohur Travolta, mund të pritet ndonjë bashkëpunim

06/04/2023 12:41
nga:G C

Këngëtari shqiptar, Korab Jetishi është takuar me aktorin e famshëm amerikan, John Josep Travolta.

Këtë informacion e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një fotografie të publikuar në Instagram ku shihet së bashku me aktorin

Deri më tani, nuk dihet se a ka qenë një takim pune, por gjasat për një bashkëpunim edhe mund të ekzistojnë.

Korabi këndon muzikë popullore, përndryshe ai është edhe djali i këngëtarit të njohur, Shkëlzen Jetishit, ‘’Xeni’’.