Lajme

Koordinohen zyrtarët përgjegjës të zgjedhjeve, në Podujevë

02/19/2020 13:21
nga:Norë Kelmendi

Institucionet përgjegjëse kanë zhvilluar sot një takim koordinues të sigurisë për Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Podujevë.

Përfaqësues të KQZ-së, Polici-së, PZAP-së, Prokurorisë së Shtetit dhe KGJK-së kanë biseduar rreth hartimit të planit për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës që do të mbahen me 15 mars 2020.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që periudha e fushatës të zgjasë 11 ditë, nga 3 mars deri me 13 mars.

06/07/2020 12:11

Veliu e Rakiq lënë komunat e tyre pa kryetarë, presidenti ende nuk ka vendosur për datën zgjedhjeve!