Lajme

Kontributi i Shqipërisë në NATO vlerësohet shumë pozitivisht

07/11/2018 23:20
nga:Gazeta Blic

Tiranë, 11 korrik – Ndërsa merr pjesë në samitin e NATO-s që mbahet në Bruksel, kryeministri Edi Rama thotë se vendi është vlerësuar shumë pozitivisht për kontributin e dhënë, transmeton ATSH.

“Shqipëria vlerësohet shumë pozitivisht për kontributin e saj në programin e Aleancës; rritjen e buxhetit të mbrojtjes; pjesëmarrjen me 13% të trupave të veta në frontet e përbashkëta; qasjen aktive kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, thotë kryeministri Rama.

Kryeministri shton se “duke vlerësuar lart marrëveshjen e arritur mes Athinës e Shkupit, Shqipëria mbështet nisjen e procedurave për anëtarësimin sa më parë në NATO të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.