Sporti

Kontratë 5 milionëshe për një miqësore, Messi detyrohej të luante minimum 1 minutë

08/08/2019 12:51
nga:M K

Barcelona mbrëmë e mposhti Napolin në një miqësore të zhvilluar në SHBA.

Në këtë duel revyal, ku kompania “Relevent” mori përsipër organizimin, nuk ka shkuar gjithçka si duhet, shkruan GazetaBlic.

Kjo pasi Messi nuk u paraqit fare për Barcelonën. Ai u rikthye më vonë sesa pjesa tjetër për shkak të angazhimit të tij me Argjentinën në Kupën e Amerikës, ndërsa në klauzolë shkruante se fituesi i pesëfishtë i “Topit të Artë” duhet të luante minimum 1 minutë.

Tani, çështja i kalon organizatorëve sesi do të arrijnë akordin, pasi raportohet se nuk do të paguhet pesë milionë euro, ashtu siç u kuptuan fillimisht.

Kujtojmë se të dy skuadrat do të përballen edhe njëherë mes vete pas dy ditësh, aty ku pritet që Messi të paraqitet për një kohë relativisht të mjaftueshme për një miqësore.

/GazetaBlic/

10/16/2019 19:05

Messi: Pa bashkëlojtarët nuk do ta fitoja as edhe një çmim