Lajme

Kontestet gjyqësore zhysin Kaçanikun në krizë financiare

04/17/2018 09:30
nga:Gazeta Blic

Komuna e Kaçanikut gjatë 2017-s është futur në borxhe prej 293 mijë e 500 eurosh për konteste gjyqësore, të cilat lidhen më së shumti me suspendim të punëtorëve nga puna për të cilët gjykata ka vendosur në favor të tyre, shkruan sot “Koha Ditore”.

Gjithashtu në këto borxhe bëjnë pjesë edhe kontestet gjyqësore për shpronësime për të cilat Komuna është e obliguar të ndërmarrë hapa të mëtejshëm dhe të zhvillojë plane veprimi për t’i bërë pagesat brenda këtij viti.

Në raportin financiar të Komunës për vitin 2017 janë publikuar shifrat dhe të dhënat e humbjeve të kontesteve gjyqësore, ndaj këto borxhe e kanë drejtuar Komunën e Kaçanikut në një krizë financiare.

Me borxhe të tilla kjo komunë është përballur edhe gjatë vitit 2016, derisa është detyruar t’i paguante gjithsej 178 mijë e 626 euro.