Cool

Konsumuan drogë e festuan si të shthurur, të rinjt e pasur infektohen nga Covid-19 (pamje)

04/10/2020 01:34
nga:Gazeta Blic

Gjatë një feste në Karaibe ku konsumohej edhe drogë, fëmijët e pasur të elitës sunduese të Venezuelës janë infektuar me Covid-19.

Ka qenë presindeti socialist, Nicolas Maduro, ai që ka konfirmuar që të pranishmit në festë kanë testuar pozitiv me koronavirus.

Madje në Venezuelë ekziston frika se në rast të një shpërthimi të madh të sëmundjes, sistemi shëndetësor nuk do të jetë në gjendje ta përballojë situatën.

Arsyeja është se shumë spitale nuk kanë ujë, energji elektrike si edhe pajisje mjekësore.

Mediat e huaja shkruajnë se nuk është ende e qartë se si u infektuan të rinjtë, por një gjë është e sigurt, infektimi i tyre ka shqetësuar jo pak qeverinë e Maduros.

Ndërkaq, javën e kaluar policia arrestoi disa të rinj të cilët organizonin festa të shoqëruara me orgji dhe drogë, në një apartament që i përkiste elitës së lartë shëndetësore. Gjatë kontrolleve të policisë u gjetën një pistoletë, doza droge si edhe tetë femra që dyshohet se ishin prostituta.

Në lidhje me këtë ngjarje policia në Venezuelë arrestoi 18 persona.