Fit&Sexy

Konsumoni një mollë çdo ditë, do të befasoheni nga ajo çfarë do iu ndodh

02/10/2021 11:13
nga:G C

Ekspertët i kanë klasifikuar mollët si një prej frutave më të mira kundër mbipeshës. Sipas tyre, mollët përmbajnë fibra që nxit ndjesinë e ngopjes.

Pektina, e cila gjendet tek mollët të mban të ngopur për shumë kohë. Kjo do të thotë se sa më i ngopur të ndihet njeriu, aq më e ulët do jetë dëshira për të ngrënë.

Për më tepër, mollët përmbajnë pak kalori. Një mollë përmban mesatarisht 100 kalori.

Një studim i kohëve të fundit zbuloi se ngrënia e një deri në dy mollë në ditë, ndihmon në rënien e peshës.

Ky frut ul nivelin e glukozës në gjak dhe e ndihmon organizmin të heqë më shpejt peshën e padëshiruar.