Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës dy javë më parë ka hapur konkurs për zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Konkursi është mbyllur sot në ora 16:00.
Sipas burimeve të Gazeta Blic, për rektor të UP-së kanë kandiduar Sefer Avdija, Isak Shabani, Gjyljeta Mushkolaj, Faton Berisha, But Dedaj.
Ndërsa, rektori aktual Qerim Qerimi nuk ka aplikuar.
Rektori Qerimi ishte zgjedhur me 21.11.2022 dhe mandati i tij përfundon në shtator të vitit 2024./Gazeta Blic/