Showtime

Konkurrenti e imiton në mes të emisionit, Renato Mekolli bën reagimin e papritur

12/14/2019 12:40
nga:L I

Këtë puntatë të “Hell’s kitchen” nuk ka pasur vetëm të bërtitura e sherre, por edhe humor. Një nga konkurrentët, Rezarti ka imituar Renato Mekollin në mënyrë perfekte.

Shefi i kuzhinës ka bërë reagimin e papritur duke i kërkuar Rezartit ta imitojë sërish. Renato i ofroi Rezartit minuta shtesë për të përfunduar gatimin e tij, vetëm nëse ai do e imitonte. Rezarti pranoi dhe e imitoi shefin duke përdorur fjalët e lëvizjet e tij.

Kjo shkaktoi shumë të qeshura dhe Renato e priti mirë imitimin të cilin mund ta ndiqni në videon e mëposhtme. Përpos kësaj në fund Renato e vlerësoi shumë Rezartin për pjatën që kishte përgatitur duke e cilësuar si ëmbëlsirën më të mirë.