Showtime

Konkurenca po i bën këngëtaret shqiptare të shfaqen me skena erotike në klipet e tyre

06/12/2018 11:20
nga:L I

Duke qenë se dita ditës këngëtaret në estradën shqiptare veçse po shtohen, si duket kjo ka bërë që disa prej tyre të bëjnë diçka më shumë nga çfarë jemi mësuar t’i shohim, shkruan Gazeta Blic.

Konkurenca madje po bën të veten, duke i çuar këngëtaret shqiptare në një dimension tjetër, duke shfaqur dhe erotizimin në klipet e tyre.

Puthje në buzë, prekje janë skenat që po shohim në klipet e këngëtareve shqiptare.

Ajo për vëmendje bën gjithçka, jo vetëm në rrjete sociale, por edhe në klipet e saj. Flasim për këngëtaren nga Shqipëria, Enca Haxhia e cila me klipin e saj të fundit “Dua”, bëri që të përflitet shumë. “Dua” është projekti i saj i fundit, i lansuar para dy muajsh ku flet për një femër e cila dashurohet në një burrë të martuar. Enca Haxhia shfaqet në skena të nxehta me modelin që është pjesë e klipit, ku e shohim atë duke u puthur e prekur në shtrat me të. Por, sipas Encës, ky është realiteti shqiptar!

Një tjetër këngëtare, që ka filluar nga klipi në klip me puthje, është dhe këngëtarja Ronela Hajati e cila si fillim e nisi me “Mala Gata”, por se ku dhe si do e përfundojë nuk dihet!

“Mala Gata” që duket si një film me metrazh të shkurtër, ka një tematikë që përmban dhunë, tradhti, skena erotike dhe vrasje, ku Ronela shkëmben puthje pasionante me modelin në klip. Një histori dashurie në shikim të pare, që ka një përfundim tragjik. Më pas vazhdoi me klipin të lansuar së fundmi “Maje men”, ku dhe këtu Ronela vazhdoi po me të njëjtat skena erotike, por që kësaj radhe mu në mes të xhunglës!

Beatrix Ramosaj është një këngëtare tjetër të cilën e kemi parë gjithashtu në momente intime në klipin e saj të fundit “Pa ndjenjë”. Klip ky që u komentua shumë, madje u tha se ishte një dedikim për ish të dashurin e saj. E veshur vetëm me të brendshme në shtrat, ku prekej me modelin që kishte pjesë të klipit, këngëtarja na tregoi edhe një anë tjetër të saj përmes këngës.

Përveç paraqitjeve tejet joshëse në rrjete sociale, Fjolla Morinën e kemi parë të nxehtë edhe në klipet e saj. “Syn Syn” e sjellë atë si asnjëherë tjetër, pothuajse krejtësisht të zhveshur. Madje çfarë vlen për tu theksuar se ajo mori guximin të pozonte e zhveshur edhe pse ishte shtatzënë, vetëm e vetëm që të përmbushte idetë që ajo kishte për realizimin e këtij klipi. Mirëpo, pavarësisht kësaj, klipi i Fjollës u kritikua shumë nga fansat e saj.

“As ni gotë” është projekti më i ri i Nora Istrefit në bashkëpunim me Dj Mixey. Projekt ky i cili e solli këngëtaren mjaft sensuale me vallëzimin e saj në klip. E veshur me kostum banjoje të zi, e cila i tregonte asaj më së miri format trupore, shohim Norën me lëvizje të nxehta e shtrirë në tokë, duke shfaqur Norën përtej të zakonshmes.

Viteve të fundit më shumë se kurrë gjithë vëmendja e zhvillimit të tregut muzikor është përqendruar në videoklipet e këngwtarëve dhe paraqitjet e tyre. Trendet botërore, janë shpesh inspirim e ndonjëherë edhe kopjim i mënyrws se si këngëtaret e estradës shqiptare punojnë. E përjashtim nuk bëjnë as skenat erotike që realizohen brenda videoklipeve. Duket se konkurenca po i detyron këngëtaret të kalojnë kufijtë. Pos zhveshjes, e cila ishte modë para disa vitesh tani ato po shkojnë përtej!/GazetaBlic/L.I

06/22/2018 17:21

Me këmishën e zbërthyer, Rita Ora me plot stil ekspozon gjoksin