• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Konjufca tregon nëse Vetëvendosje ka ndonjë lidhje me Devollët

02/06/2019 21:30
nga:L H

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca në intervistën e javës në BlicInterview ka folur edhe njëherë për listën e donatorëve të partisë të cilës edhe i përket.

Shefi i Grupit parlamentar të VV-së ka hedhur poshtë çdo lidhje me kompaninë Devolli. Tha se çdo listë e donatorëve të cilët e kanë ndihmuar partinë e tij që nga viti 2011 është e publikuar.

“Mund ta shikoni listën e donatorëve për VV-në është e gjatë që nga viti 2011. Kompani të ndryshme kanë dhënë donacione për VV-në. Këtë nuk e kemi fshehur asnjëherë” tha ai.

Shtoi se mënyra sesi pushteti i jep tenderët kësaj kompanie është njëri prej tregueseve të një lidhjeje të veçanta me pushtetin.

“Kurse për komunën e Prishtinës mund ta shikoni njëra ka qenë për shujta e për qumështin. Ne jemi të pa kënaqur në kuptimin e favoreve që mund ti bëhen kësaj kompanie (Devolli) në Kosovë. Mënyra sesi jepen tenderët në Kosovë e ti jepet gjithmonë tenderi kësaj kompanie, tregon një lidhje të veçantë të kësaj kompanie me pushtetin” tha Konjufca në BlicIntervieW