Lajme

Konjufca tregon arsyet e abstenimit për Projektligjin për Byronë për Konfiskimin e pasurisë

07/14/2022 11:50
nga:G B

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka treguar arsyet se pse ka abstenuar për Projektligjin për Byronë për Konfiskimin e pasurisë, raporton Gazeta Blic.

Derisa iu përgjigj deputetit të LDK-së, Kujtim Shala, ai tha se vetë e ka dërguar në Komisionin e Venecias për këtë Projektligj dhe ky komision ka dhënë rekomandime, të cilat sipas tij duhet të përfshihen në këtë projektligj.

Ai tha se do të abstenojë, derisa të mos jenë të përfshira ato rekomandime në Projektligj, nga Komisioni i Kuvendit që merret me të./Gazeta Blic/