Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca, i ftuar në Pressing, ka treguar se pse VV nuk dëshiron t’i jap Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) LDK-së, shkruan GazetaBlic.
“Nuk e kuptoj se çfarë po i duhet LDK-së Ministria e Punëve të Brendshme”, tha ai.
Konjufca tha se LDK-ja ka pasur 3 ministra të vetë në këtë ministri dhe se rezultatet kanë qenë të mjerueshme, prandaj VV po e sheh si të pa zot LDK-në në këtë dikaster.
“Ky është një dikaster tipik për luftën ndaj krimit të organizuar, LDK-ja nuk ka me provu vetën për herë të parë në këtë dikaster ka pas 3 ministra këtu, me të vërtetë rezultatet janë të mjerueshme, populli vendosi VV-në të parën për shkak këtyre zhgënjimeve”, shtoi ai.