Kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufa, në seancën e sotme parlamentare ka ngritur çështjen e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit.
Sipas tij kjo marrëveshje nuk është duke u zbatuar.
Ai ka përmendur pakon e parë të Agjendës së Reformave Evropiane, e cila do të duhej të përfundonte në muajin nëntor, ndërsa sipas tij as gjysma e reformave dhe masave nuk janë përmbushur.
“Johannes Hahn do të duhej të vinte në Kosove për ta shpallur pakon e dytë të Agjendës së Reformave Evropiane. Ai ishte këtu që ta lajmëronte dështimin në vend të shpalljes se pakos së dytë. Tha se procesi i liberalizimit ka ngecur dhe Kosova qëndron keq në këtë aspekt. Në qoftë se shohim tre shtyllat kryesore të MSA-së, Kosova ka ngecje të mëdha.”
Konjufca tha se nuk ka përmirësime në aspektin social, ka kritika sa i përket ekonomisë në Kosove dhe se nuk ka vullnet politik për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Është e pikëllueshme se si kjo pako ka mbetur krejtësisht diskurs politik i thatë dhe elektoral”.