Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Glauk Konjufca, i ftuar në Pressing, ka treguar për situatën e cila ka qenë në fund të takimit të djeshëm në mes VV-së dhe LDK-së, shkruan GazetaBlic.
Konjufa tha se pas kërkesës së Mustafës për MPB-në e presidentin, Kurti i ofroi dy mundësi LDK-së.
“Mustafa në këtë barrikadim përfundimtar i LDK-së në këto pozicione, Kurti i ofroi dy mundësi që nuk mundem t’i shpjegoj”, tha ai.
Konjufca nuk tregoi specifikisht se cilat ishin dy mundësitë që Kurti i ofroi Mustafës, por tha se kanë qenë dy versione të cilat Mustafa nuk i pranoi.
“Dy mundësitë Mustafa nuk i pranoi, kanë qenë dy versione, nuk mund të flas më shumë sepse do të ketë edhe një takim tjetër”, tregoi ai.
“Kritikat që kemi për njëri-tjetrin, kur janë parimore, nuk janë të dëmshme por vetëm na fuqizojnë”, shtoi ai.