Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, e ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Glauk Konjufca.
Konjufca tha se ashtu si gjatë mandatit të ambasadorit Jeffry Hovenier, institucionet tona shtetërore do të jenë plotësisht të angazhuara, me konsideratë dhe mirënjohje të thellë.
“Për të forcuar gjithnjë e më shumë raportet me aleatin tonë më të madh, SHBA-në , që ka një kontribut dhe rol të pazëvendësueshëm në vendin tonë”, tha Konjufca.
Ai i shprehu mirënjohje Hovenier për angazhimin përgjatë mandatit të tij në Kosovë.
“Ka dhënë kontributin e tij shumë të rëndësishme në rritjen e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës, me përkushtim ndaj ruajtjes dhe avancimit të interesave tona të përbashkëta”, theksoi kreu i Kuvendit.