Lajme

Konjufca për tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone: Ende nuk kemi konfirmim zyrtar

03/03/2020 10:48
nga:Norë Kelmendi

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca tha se ende nuk kanë marrë konfirmim zyrtar për tërheqjen e njohjes nga Sierra Leone.

Sierra Leone ka tërhequr njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ka deklaruar ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq për agjencinë e lajmeve Tanjug.

Sierra Leone, shtet i Afrikës Perëndimore konsiderohet si vendi i 18-të që e tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur. /EO/

05/28/2020 22:13

Konjufca: Po presim edhe mendimin e Komisionit të Venecias për dekretin e presidentit