Lajme

Konjufca: PDK po do t’i monopolizojë të gjitha delegacionet

12/12/2017 14:51
nga:anonymous1000144531

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka formuar Komisionin Parlamentar për Stabilizim Asociim.

Sipas deputetit të Vetëvendosjes, ky Komision do të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës.

Pas përfundimit të mbledhjes, Konjufca ka thënë se PDK po do t’i monopolizojë të gjitha delegacionet dhe t’i udhëheq vet ndërsa opozita të mos marrë pjesë.

“Nëse vazhdon kështu të mos ketë ndarje të përbashkët që të udhëhiqen delegacionet e nivelit ndërkombëtar atëherë si opozitë do të ankohemi te këta të fundit që të mos lejojnë që këto gjëra të ndodhin. Në vendet demokratike përfaqësimi ndahet”, ka thënë Konjufca.

Ai ka shtuar se nuk kanë biseduar me LDK-në rreth mocionit të mosbesimit.

09/03/2018 21:36

Të rrezikshme dhe absurde po e konsideron Kadri Veseli seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga opozita!