Lajme

Konjufca: Motet ndërrohen, por Republika e Kosovës mbetet e paprekshme

12/31/2022 22:22
nga:Gazeta Blic

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar qytetarët për Vitin e Ri.

Konjufca ka uruar që viti 2023 të sjell paqe, solidaritet e humanizëm për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Uroj që viti i ri të sjell në familjet tona më shumë shëndet e lumturi, gëzime e mbarësi, harmoni e shumë dashuri. Gjithashtu paqe, solidaritet e humanizëm, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, motrat e vëllezërit tonë të kudondodhur dhe mbarë njerëzimin”, shkruan Konjufca.

Konjufca tha se motet ndërrohen, por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme.

Postimi i plotë:

Po e lëmë pas edhe një vit, së bashku me të mirat dhe sfidat që na shoqëruan.

Uroj që viti i ri të sjell në familjet tona më shumë shëndet e lumturi, gëzime e mbarësi, harmoni e shumë dashuri. Gjithashtu paqe, solidaritet e humanizëm, zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, motrat e vëllezërit tonë të kudondodhur dhe mbarë njerëzimin.

Motet ndërrohen por Republika e Kosovës mbetet e shenjtë dhe e paprekshme.

Gëzuar 2023!